Dimri i ftohtë mobilizon biznesmenin Skender Kryeziu (Foto)

Biznesmeni i njohur nga Pagarusha e Malishevës, Skender Kryeziu ka ndezur motorët e tij për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj kohe të ftohtë të dimrit. Në ndihmën e shpërndarë sot nga ana e tij përfshihen shporet, miell, vaj, sheqer, patate dhe shumë artikuj tjerë ushqimorë që biznesmeni i njohur i ka shpërndarë në 40 familje në Kosovë, njofton Tetovasot.

‘’Meqë dimri vetëm se erdhi, e pashë të nevojshme të ndihmoj disa familje me shporeta. Prandaj sot fillova të shpërndaj ato në katërdhjetë familje. Poashtu sot kam filluar edhe shpërndarjen e ndihmave ushqimorë për qindra familje. Në këto ndihma përfshihen, miell, vaj, sheqer, patate dhe shumë artikuj tjerë të nevojshëm për familjet e varfëra. Është mirë që në prag të festave të fundvitit secili të ketë sofrën plot, e ne të gjithë duhet të kujdesemi për ata që nuk kanë’’, është shprehur me këtë rast biznesmeni Kryeziu.

1 2 3 4

scroll to top