Disa kuriozitete për Tokën të cilat nuk i kemi ditur

toka.jpg

Toka nuk është plotësisht sferike. Ashtu si disa nga banorët e saj, ajo tregon një ulje të lehtë në zonën e “belit”.

Nëse diametri i tokës nga Poli i Veriut në Polin e Jugut mat 12.714 kilometra, ai që kalon nga Ekuatori është 12.756 kilometra: rreth 42 kilometra më shumë, shkaktuar nga rrotullimi i planetit tonë rreth boshtit të vet.

Ndryshimi, i barabartë me 0.3% të diametrit të Tokës, është shumë i vogël për t’u perceptuar duke shikuar fotot e Tokës nga Hapësira.

Por ka më shumë. Studimet e fundit kanë treguar se planeti ynë është “duke fituar peshë” prej 7 milimetrash çdo 10 vjet, ndoshta për shkak të shkrirjes së masave të mëdha të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, të cilat transformohen në ujë, shtyhen pikërisht drejt Ekuatorit.

Mardhënia midis pllakave tektonike tokësore, ne e dimë, është një marrëdhënie e komplikuar. Nëse të gjithë e dimë Pangea, një masë e vetme kontinentale e madhe, filloi ndarjen dhe formimin e kontinenteve 180 milionë vjet më parë, por jo të gjithë e dinë se formimi i super kontinenteve përfshin një cikël të plotë të caktuar.

Studimet e fundit pohojnë se ato do të formohen dhe do të prishen çdo 250 milionë vjet. E ardhmja, me pak fjalë, mund të rezervojë formimin e një super kontinenti të ri.

Një nga ato hipoteza është e ashtuquajtura Pangea E fundit: një hapësirë e vetme e Tokës që do ta shohë Afrikën të bashkuar me Amerikën e Veriut dhe zhdukjen e Oqeanit Atlantik.

scroll to top