Disa nga projektet e realizuara nga sfera e arsimit në Komunën e Gostivarit

Gjatë hulumtimit të premtimeve parazgjedhore të dhëna nga kandidatët dhe fituesit e zgjedhjeve lokale të 2013 ka hasur edhe premtimi  për “Ndërrimin e dritareve dhe vendosjen e ngrohjes qendrore në sh.f. “Goce Dellçev”‘, Gostivar” të dhënë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ky projekti ishte pjesë e programit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale në vitin 2013, të titulluar: “Bashkë ndërtojmë” në pjesën “ Investime në restaurimin dhe adaptimin e plotë të fushave të futbollit dhe terreneve sportive”.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal në inspektimin që po u bën realizimit të projekteve të premtuara nga subjektet politike, në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), faqe 822/30, Zgjedhjet 2014, në sferën e arsimit në nivel të komunave, ka hasur edhe në premtimin e  projektit për “Ndërrimin e dritareve dhe vendosjen e ngrohjes qendrore në sh.f. “Goce Dellçev”‘, Gostivar”. Afati i fundit për realizimin e këtij projektit ishte viti 2018. Deri më tani (11.09.2017), projekti ‘Ndërrimi i dritareve dhe vendosja e ngrohjes qendrore në sh.f. “Goce Dellçev”, Gostivar është realizuar plotësisht.

Projekti filloi të realizohet më 12 korrik 2014, atëherë kur filloi heqja e dritareve të vjetra. Në përurim të nisjes së punimeve, ishte i pranishëm dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Projektit parashihej të zgjaste deri në nëntor të vitit 2014, ndërsa ndërrimi i dritareve duhej të bëhej para fillimit të vitit shkollorë, gjegjësisht, në muajin shtator, kështu shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal

Më 22 tetor 2014, u përfunduan punimet. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bashkë me drejtorin e shkollës, Sasho Shareski, zëvendësdrejtorin Sefer Elmazim, promovuan investimet në këtë shkollë.

”Ne si komunë e përgatitëm projektin, ndërsa me mjetet të Ministrisë së Arsimit e rregulluam ngrohjen qendrore ashtu siç e kanë të rregulluar shkollat tjera. Ky projekt kushtoi 35 mijë euro. Në këtë shkollë, gjithashtu, ne si komunë në bashkëpunim me shoqatën Drita, shfrytëzuam projektin prej 76 mijë euro dhe bëmë ndërrimin dritareve të vjetëruara me dritare të reja. Në total, në shkollën Goce Dellçev janë investuar mbi 110 mijë euro”.

Nga e gjithë kjo, sipas metodologjisë që ndjek Agjencia e Lajmeve Zhurnal, mund të përfundojmë që projekti ‘Ndërrimi i dritareve dhe instalimi i ngrohjes qendrore në sh.f. “Goce Dellçev”- Gostivar, është realizuar plotësisht.

Poashtu Agjencia e Lajmeve Zhurnal në inspektimin që po u bën realizimit të projekteve të premtuara nga subjektet politike dhe kandidatëve dhe fituesve të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 ka hasur edhe në premtinim për renovimin e shkollës fillore në fshati Çajle. Edhe ky investim nga Komuna e Gostivarit sipas metodologjisë që ndjek Agjencia e Lajmeve Zhurnal është konstatuar se i përbushur.

“Përurohen investimet e bëra në SH.F “Çajla”, nga Qeveria e SHBA-ve nëpërmjet Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane (EUKOM)

 

Gostivar, me 6 Maj 2015

Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim (PINA) së bashku me komunën e Gostivarit shënuan mbarimin e rinovimeve në shkollën fillore “Çajla”, në Çajlë të Gostivarit.

Procesi i rinovimit, financiarisht i mbështetur nga ana e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane (EUKOM), ka krijuar mjedis më të mirë për mësim për nxënësit dhe ka demonstruar fuqinë e punës së përbashkët mes angazhimit e të gjithë anëtarëve të komuniteteve në këtë proces.

Në promovimin e punëve morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Majori Xhefri Van Sikl dhe drejtori i shkollës fillore Çajla, Xhevair Jashari.

“Kam kënaqësi të madhe që sot komuna jonë është nikoqir i një solemniteti për të shënuar një bashkëpunim të gjatë dhe të afërt me misionin e USAID-it në Maqedoni dhe EUKOM-it. Komuna e Gostivarit, si partner i Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim, veçanërisht është krenare kur rezultatet e aktiviteteve, kyçja aktive dhe bashkëpunimi janë më se të dukshme dhe të frytshme. Kushtet e përmirësuara nga rinovimi i shkollës fillore Çajla janë vetëm një hap fillestar për të vazhduar së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit të edukojmë nxënësit në frymën e bashkëjetesës në një shoqëri multietnike. Për shkak të kësaj, si kryetar komune, dërgoj një mirënjohje të përzemërt ndaj Misionit të USAID-it dhe EUKOM-it për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë në mënyrë që të krijojnë një ambient të favorshëm për një proces arsimor modern. Përpjekjet tona të përbashkëta me siguri do të kenë një ndikim të madh në promovimin e integrimit ndëretnik në arsim dhe standardeve të procesit mësimor. Si kryetar komune mund të them lirisht që kujdesim për të rinjtë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Po shënojmë përfundimin e numrit të madh të përmirësimeve fizike në shkollën tuaj. Këto investime te financuara nga Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane EUKOM janë mundësuar me pjesëmarrjen tuaj në projektin e USAID për integrim nderetnik në arsim. Deri sa renovimi ia vlen të shënohet, do të doja të fokusohesha në një gjë tjetër më pak materiale por përmirësim shumë i rëndësishëm që bëhet në shkollën tuaj. Projekti i USAID bashkëpunon ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë dhe me bashkësitë lokale si e juaja me qëllim që të lehtësohet integrimi nderetnik në arsimin publik”, theksoi Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Majori Xhefri Van Sikl.

“Përmes këtij projekti në shkollën tonë u bë ndërrimi i dyshemeve në të gjitha klasat, rinovimi i tre hapësirave në objektin e vjetër të shkollës dhe adaptimi i tyre për aktivitete të ndryshme mësimore, ndërrimi i disa dyerve, rregullimi shkallëve ne oborrin e shkollës, rafte për libra dhe pajisja me disa materiale të nevojshme shkollore. Gjithashtu me kënaqësi jam i pranishëm në mesin tuaj, për të uruar bashkëpunimin e komunës, komunitetit lokal dhe prindërve të cilët së bashku japin kontributin e madh dhe investojnë në zhvillimin e arsimit, me theks të veçantë në integrimin dhe bashkëpunimin ndëretnik. Të jesh shkollë e cila zbaton konceptin e integrimit ndëretnik, është një sfidë e madhe: qëllimi kryesor është që ti mësojmë gjeneratat e reja se shkolla është një vend ku ofron kushte dhe mundësi për të formuar dhe ngritur respektin për diversitetin dhe për të kultivuar vlerat kulturore të bashkësive të ndryshme etnike”, theksoi drejtori i SH.F “Çajla”, Xhavari Jashari.

Një prej arritjeve kyçe të këtij projekti është se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni janë pjesë e aktiviteteve projektuese, si dhe komunat, prindërit dhe bashkësitë lokale. Shkollat të cilat punojnë me Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim kanë mundësi të aplikojnë për mjete për rinovim të cilat ofrohen nga ana e Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane. Deri më tani, PINA iu ka ndihmuar 35 komuniteteve në përpjekjet e tyre për përmirësimin e objekteve shkollore, duke ju ofruar mundësi dhe qasje edhe nxënësve me nevoja të veçanta, dhe është përkushtuar të iu ndihmojë edhe 13 komuniteteve të tjera vitin e ardhshëm. Projekti është nismë katër vjeçare me vlerë $5,2 milion, e cila bashkëpunon me të gjitha institucionet relevante arsimore duke përkrahur përpjekjet e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për integrimin ndëretnik”, kështu shkruar në faqen zyrtate të Komunës së Gostivarit, që mban datën 6 maj 2015./Zhurnal.mk

 

scroll to top