Disa rrugë dhe fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Pa rrymë nesër prej orës 9:00 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Orce Nikollov” në shtrirjen prej rrugës “Naum Naumovski Borçe” deri te “Leninova” dhe prej orës 10:00 deri në orën 12:00 shfryatëzuesit e kazinos Senator në udhëkryqin e rrugës “Vojvoda Vasil”, një pjesë e rrugës “Isaija Maxhovski” nr.2, 24 dhe 26 dhe një pjesë e rrugës Klenoec nr.48, si dhe objekti i Kam Marketit.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike nesër prej orës 8:00 deri në orën 12:00 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të çarshisë së Vjetër dhe një pjesë e Dyçanxhikut, kurse në të njejtën kohë edhe shfrytëzuesit e depove të Karaormanit në komunën Gazi Babë, prej orës 8:30 deri në orën 14:30 shfryatëzuesit e një pjese të fshatit Ljubosh dhe prej orës 9:30 deri në orën 12:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës 171 në lagjen Krnjevo. (mia.mk)

scroll to top