BotaLajme

Disa vende në Evropë lehtësojnë masat kundër Covid-19

Evropa lehtëson kufizimet, në Hungari e Serbi rihapen shkollat, në Sllovaki e Zvicër, restorantet- Advertisements –

Vende të ndryshme evropiane kanë nisur lehtësimin e kufizimeve anti-Covid.

Kështu, në Hungari dhe Serbi janë rihapur shkollat në bazë të kushteve të caktuara, ndërsa në Sllovaki dhe Zvicër janë rihapur restorantet dhe dyqanet.

Pas disa javësh debat, pavarësisht kundërshtimeve të sindikatave, kopshtet dhe shkollat e arsimit fillor në Hungari janë rihapur.

Në njërën prej tyre, klasat u pastruan dhe dezinfektuan gjatë fundjavës.

Gjithashtu, fëmijëve u është matur temperatura tek hyrja dhe u është dhënë anti-bakterial të gjithëve.

“Për shkak të veçorive të moshës, edukimi digjital nuk është më i përshtatshmi për këta fëmijë. Prandaj, si nxënësit edhe mësuesit e kanë kuptuar se vendi i tyre është në shkollë, për të ndjekur mësimin”, u shpreh Judit Gal, drejtoreshë shkolle në Budapest.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button