Do të doja të përfaqësoja Kosovën

Është një tjetër bukuroshe e familjes, madje me titull misi por ajo synon ende më lart. Është me origjinë nga Peja, por që jeton në Gjermani dhe simpatia dhe bukuira e saj bën të konkurojë fort edhe motrën që është “Miss Gjermania”, por edhe të bie në sy nga shumë agjensione të huaja. Quhet Arlinda Ala, vajza me tipare të bukura mesdhetare e cila së fundi ka realiozuar foto së bashku me motrën e saj super të njohur Egzonitën për kompaninë e ndërtimeve në Zurich “WikiBau.ch”. Por në rrëfimin e parë të saj për ‘Bota sot” na tregon se si reagon ajo dhe si ndjehet kur e quajnë “motra e misit”, cilat janë synimet e saj në fushën e spektakleve të bukurisë, si dhe njëkohësisht mes tjerash na tregon se cilët janë dy meshkujt e saj më të bukur në botë dhe se ku do të jetë në natën e ndërrimit të viteve.

Arlinda e nisim këtë intervistë duke ditur se kush ta ka vënë emrin?
Mami ka qenë ajo që ka këmbëngul për këtë emër të bukur.

Mendon se ti je një nga vajzat më të bukura shqiptare?
Bukuria është dhuratë nga natyra, mendimi im është se të gjithë vajzat shqiptare janë të bukura.

Mendon se edhe origjina jote Peja, tregon bukurinë dhe fizikun tënd?
Jam krenare për origjinën time, por bukuria dhe fiziku janë dhuratë nga krijuesi.

E të vjen keq kur motrën tënde e njohin më shumë se ti, apo je krenare nëse të thonë ja motra e Missit?
Nuk më vjen aspak keq, përkundrazi ndihem dhe jam krenare për të gjithë familjen time, gjithashtu edhe për Egzonitën që gjej rastin ta falenderoj edhe nepërmjet gazetës tuaj.

Por edhe ti ke tituj missi? Në cilin event bukurie do të doje të merrje pjesë dhe atje për të përfaqësuar Kosovën apo Gjermaninë?
E vërtetë që kam titull, mendoj se meritoja më shumë në atë spektakël, gjithsesi është diçka që i përket të kaluarës. Nëse do konkuroja diku për ndonjë spektakël bukurie do doja të përfaqësoja Kosovën.

Do të doje të ishe një modele e njohur apo një Miss?
Nuk ka rëndësi Miss apo modele, por di që është privilegj që jo çdo kush mund të ketë fatin të bëhet e njohur për publikun.

Ti je motra më e përkedhelur, apo jo?
Me raste, nganjëherë mendoj se unë jam më e përkedhelura e familjes, por them se të gjitha jemi të njëjtë as më pak dhe as më shumë se motrat e mia.

E dëgjon kur Egzonita të këshillon?
E dëgjoj dhe i pres me kënaqësi këshillat e Egzonitës,si edhe të tjerëve kushdo që më këshillon.

 Cilin prej artistëve shqiptarë nuk do ta refuzoje për të qenë në klipin e tij si modele?
Për klipe nuk do t’i refuzoj Sinan Vllasaliun dhe Noizyn.

Po mashkulli më i bukur shqiptar apo në botë cili është?
Mashkulli më i bukur në botë nuk është një por janë dy, ështe babi im dhe vëllai im që i dua shumë.

Ke realizuar së fundi disa foto të bukura, arsyeja e tyre dhe si i ke pritur komentet?
Fotot e fundit qe kemi realizuar bashkë me motrën time Egzonitën kanë qenë për Kalendarin e Vitit 2016 për Kompaninë e Ndërtimeve në Zvicër “WikiBau.ch” drejtuar dhe menaxhuar nga Robert Ukaj.

Ku do ti kalojë e bukura Erlinda festat e fundvitit dhe me kë?
Akoma nuk kemi një vendim se ku do i kalojmë festat, por di që do festoj natën e Vitit të Ri në mbrëmjet e organizuar nga “MegaEvent” nga Robert Ukaj ne Zürich së bashkë me familjen time.

scroll to top