Do të ndërtohet 400Kw largpërçues që do ta lidhë Maqedoninë dhe Shqipërinë

MEPSO dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot pritet të arrijnë marrëveshje për kredi për ndërtimin e linjës 400 Kw interkontektuese që do ta lidhë Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë.Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav, drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Holger Muent dhe drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s Sinisha Spasov,raporton Kurir.

scroll to top