LajmeShqipëri

“Do tronditet Europa dhe Bota”, Meta: Çdo ditë marr fakte të reja për databazën me të dhënat personale

Presidenti, Ilir Meta, pasi i adresoi një “lumë” pyetjesh kryeministrit Rama mbi databazen e PS-së me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, tha se çdo moment merr fakte tronditëse dhe se do ti ndajë ato me publikun.

Meta: Përditë vinë fakte të reja tronditëse nga ky akt i rëndë i paprecedent kriminal që ka ndodhur, do të tronditet Europa kur ta marrë vesh, edhe bota.Do të keni gjëra konkrete, unë nuk ju zhgënjej. Sovrani triumfon me 25 prill, Shqipëria hyn në epokën e referendumeve. Nuk bëhet beteja këtu as për Edin, as për Ilirin dhe askënd, këtu bëhet beteja shqiptarët zot në vendin e tyre dhe kështu do të ndodhë.

E ndërsa Meta flet për cënim të sigurisë kombëtare, Rama dje inkurajoi patronazhistët të vazhdojnë përpara teksa SPAK nxiton të bllokojë serverin e portalit që publikoi skandalin dhe jo të e-Albania nga ku dyshohet se PS ka marrë të dhënat.

Presidenti thotë se është i vendosur për të mbrojtur zgjedhjet me çdo kusht dhe skeptikëve u kujton 2 marsin.

Meta: Edhe unë do të vazhdoj punën time. Se kuptoj si Syri nuk ka besim te Presidenti, ja kam dhënë zotit Çimi dhe sondazhet dhe i kam thënë që këto që boton ti janë turp por ai më ka thënë që janë të vërteta por do ta shohim. Mbi 90 opozita. Ti do të më thuash sa është njëra parti psh, ti e di. Unë u dal borxhi të gjithëve. Do të mbrohen zgjedhjet, ashtu thatë ju nuk do të vijë populli me 2 mars. Ashtu shkruajtën ca kolegë të tu meqë ua çoi menjëherë zotëria kur i thashë merr masa për tërmetin, u çmend ky. Kur ndodhi tërmeti pastaj dhe kishte dhe viktima, u thoshte mos i thoni Presidentit që ka viktima, prandaj nuk e mori konfirmimin ai shefi i Shtabit për herë të dytë, le të flejë ai pastaj të themi po ky tani u zgjua. Mirë që mori Presidenti kryeministrin Haradinaj që erdhi FSK dhe dy qentë e nderuar që na shpëtuan  20 viktima të tjera që mund të kishin ikur nga kjo botë. Te ne buxheti i tyre e dini si shkon.

Sipas tij opozita do të marrë një fitore të thellë në 25 prill dhe se kjo është arsyeja që mazhoranca bën manovra të tilla.

Meta: Mbi 90, mbajeni mend këtë gjë po deshët dhe mos më detyroni t’ua them. Po të mos ishte kjo situatë pse do të bëheshin këto çmendurira, më thoni mua. Si mund tu thuash njerëzve do të ndërpritet vaksinimi, e para duhet ta kishte siguruar me kohë. E dyta, e ke për detyrë. E treta mos u habisni po tha që po nuk votuat në 25 prill PS, më parë thoshte Rilindja por tani e ka kthyer për zgjedhjet, nuk ka për të dalë as dielli.

Po çfarë do të bëjë Kreu i Shtetit nëse nuk pranohet rezultati i zgjedhjeve?

Meta: Unë bëj detyrën në kohë. Siç i thërrisja këtu për të mos lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese, ua bëja dhe letrat. U krijuan ato kosto që të vijë situata këtu ku është, të ndodhë një formalizim i grushtit të shtetit për herë të dytë, hera e parë është para katër vitesh me dosjet e Shijakut dhe Dibrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button