Domethënia e ngjyrave të ndryshme të fjongove të ndërgjegjësimit (FOTO)

1 dhejtori është dita botërore e luftës kundër sëmundjes virusit HIV dhe SIDA dhe ne po shohim gjithandej fjongo të kuqe. Më poshtë mund të informoheni se cilat ngjyra janë të përshtatshme për cilat raste.

E zezë – Kjo kordele mbahet si shenjë për të mbajtur zi për ndonjë ngjarje të rëndë që ka ndodhur.
E kaltër – Ndërgjegjësim për t’u shëruar nga ndonjë varësi.
Portokalli – Ndërgjegjësim për Leukeminë
E kuqe – Ndërgjegjësim për HIV dhe SIDA
Gri – Ndërgjegjësim për alergji
Rozë – Ndërgjegjësim për kancerin e gjirit
E bardhë – Ndërgjegjësim për të Verbërit dhe për Kancerin në asht
Kaltër e mbylltë – Ndërgjegjësim për abuzimin ndaj fëmijëve
Kordeleja me ‘puzzle’ – ndërgjegjësim për Autizëm
Kaltër dhe verdhë – Sindromi Down
Kaltër dhe kuq – Për sëmundjet dhe defektet e zemrës

scroll to top