Dr. Festim Halili ligjëron në Lituani, me ftesë të Fakultetit për biznes dhe shkenca të zbatuara

IMG_0713.jpg

Me ftesë të Universitetit të Lituanisë e më saktësisht Fakultetit për biznes dhe shkenca të zbatuara në Vilnus të Lituanisë po qëndron për vizitë profesori universitar Dr. Festim Halili.

Me rastin e kësaj vizitë, Halili ka mbajtur dhe disa ligjërata për disa ditë me rradhë në Fakultetin për biznes dhe shkenca të zbatuara i cili është i vendosur në qytetin Klaipeda që gjendet pak orë larg nga kryeqytetit, Vilnus.

Ligjëratat janë realizuar mbi temën e Intelegjencës artificiale dhe teknologjisë invoative të komunikimit të pajisjeve elektronike pa barriera, profesionist i të cilës është pikërisht profesori universitar Festim Halili.

Ndërkohë që i gjithë ky qëndrim po realizohet në kuadër të programit europian Erasmus.

scroll to top