Drilon Lleshi, zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së në Dibër

Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Dibër, të shtunën në mbrëmje mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi organet udhëheqëse të kësaj dege. Për kryetar i Forumit rinor të degës së BDI-së në Dibër u zgjodh Drilon Lleshi.

Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor i ishin nënkryetarët të BDI-së, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Bekim Neziri, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata si dhe funksionarë tjerë.

Nënkryetari Duraku duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë Kuvend theksoi: “Kryesisë së BDI-së kjo rini i jep fuqi edhe pse kemi bukur një moshë të dalluar mes veti, kështu që ju na bëni që ti grumbullojmë energjitë tona që kjo energji të shërbej për të mirën e vendit, për të mirën e kombit dhe rinis sonë dhe pasardhësve tanë. Udhëheqësi i BDI-së, AliAhmeti, gjithnjë, ka qenë i lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e vetë, me rinin dhe njerëzit që vërtet ia kanë dashtë të mirën atdheut, popullit dhe shoqërisë që i takon. Andaj, unë uroj në këtë Kuvend, që nga kjo rini të dale një kryesi e mirë që do të udhëheq degën e Forumit rinor të Dibrës me sukses”, tha nënkryetari Duraku.

Ndërkohë, Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri theksoi se rinia është forcë shtytëse të politikave të BDI-së dhe se rinia ka vend tërëndësishëm në strukturimin e partisë dhe nëudhëheqjen e funksioneve të ndryshme.

“Rinia e Dibrës, rinia e BDI-së në tërë territorin e vendit janë forcë shtytëse, janë forcëkryesore për politikat e BDI-së Andaj do i’u kisha lut të gjithë juve që bashkërisht që nga sot tëpunojmëqë fitorja e radhës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë fitore më e madhe që e ka pas BDI deri më tani”, tha Neziri.

Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës dhe anëtarë i kryesisë qendrore e BDI-së theksoi se Rinia Dibrane ka qenë rini e atdheut të shqiptarëve në të gjithë kohërat, në çdo moment, nëçdo situatë edhe më të vështirë .

“E nderuar rini, sonte u tubuam së pari të bindim veten tonë që ne lëmë dikë pas nesh, se ka kush ti dal zot këtij qyteti dhe njëkohësisht ju duheni të dini se gjithçka që bënë BDI dhe kryetari AliAhmetiështë një mision jetik për një ardhmëri tuaj, për një jetë më tëkëndshme tuaj, për një ardhmëri më të mirë. Dhe punët që bënë BDI do t’ju mbetet amanet juve”, tha me tjerash kryetari Lata.

Ndërsa, kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor ,Drilon Lleshi pasi përshëndeti te pranishmit dhe i falënderoi kuvendaret, mes tjerash tha: Me dhënien e besimit nga ana juaj si kryetar i Forumit Rinor, gjë që për mua paraqet motiv shtese për pune që do të jenë fryt i përpjekjeve tona të përbashkët. Unë premtoj qe do te punoj drejtë, me sinqeritet dhe vetëm në te mirën dhe nën shërbimin e rinise shqiptare,e veçanërisht asaj dibrane. Duke pasur parasysh se kemi një rini mjaftë të shëndosh në aspektin edukativ dhe intelektual, unë besoj që do të mund të kryejmë punë tëmëdha që do të jenë në të mirë tëtë gjithëve”.

scroll to top