Duele vendimtare në Ligën e Kampionëve

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit të grupeve A,B,C dhe D,në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në grupin A,Real Madrid dhe Paris SG,vetëm se e kanë të sigurt kualifikimin,por mbetet të shofim
se cila nga Shaktar dhe Malmo do të sigurojn pjesmarjen në Europa Ligë.
Beteja më e “zjarrtë” do të zhvillohet në grupin B,ku tri ekipe janë në lojë për tu kualifikuar në fazën eliminatore.
Djajt e Kuq me çdo kusht pritet të fitojn në gjermani kundër Ëolfsburgut,përndryshe çdo rezultat tjetër,
në rast fitoreje të PSV-s kundër CSKA-s në Holandë,do t’i eliminonte nga gara e mëtejme.
Në grupin C,gjithçka është e qartë Benfika dhe Atletiko Madrid vetëm se e kanë të sigurt plasmanin në fazën eliminatore,por mbetët të shofim se cila do të përfundoj e para dhe cila nga Galatasaray ose Astana do të vazhdojë garën në Europa Ligë.
Situatë e njejtë është edhe në grupin D,Juventus dhe Manchester City do të synojn fitoren për të siguruar vendin e parë,kurse M’Gladbach vetëm nëse arrin fitore në angli kundër Cityt mund të sigurojë plasmanin në Europa Ligë.

Ndeshjet që do të zhvillohen sonte janë:
Paris SG – Shaktar
Real Madrid – Malmo
Psv – Cska
Wolfsburg – Manchester Utd
Benfica – Atletiko Madrid
Galatasaray – Astana
Manchester City – M’Gladbach
Sevilla – Juventus
Gjitha duelet zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

scroll to top