Duhanpirësit nën 50- vjeç, 8 herë më të rrezikuar nga sulmet në zemër

Duhanpirësit nën moshën 50-vjeç, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me personat që nuk konsumojnë duhan.

Ky konstatim vjen, pas një studimi të bërë nga revista mjekësore “BMJ Heart” në Britani, ku pas hulumtimeve të bëra ka rezultuar se duhanpirësit poshtë të pesëdhjetave janë më të rrezikuarit se çdo grupmoshë tjetër nga sulmet kardiake.

Në studim janë analizuar të dhënat e mbi 1,727 njerëzve të cilët kanë vuajtur nga infarkti i miokardit.

Nga këto, pothuajse gjysma ishin duhanpirës (48.5%), ish-duhanpirës (27%) dhe jo-duhanpirës (24.5%). Pas studimit rezultoi se personat që pinin duhan dhe ishin 10 vite më të vegjël se ata që ishin jo-duhanpirës, kishin 3 herë me shumë probabilitet për sulmet kardiake

Ndërsa, duhanpirësit nën moshën 50 vjeç, janë 8.5 herë më shumë të rrezikuar nga sulmet e zemrës. Duke pasur parasysh se të rinjtë kanë më pak faktorë kardiovaskular të rrezikut (si hipertension, kolesteroli i lartë, diabeti etj.), kjo përqindje e lartë i atribuohet kryesisht duhanit, sipas shkencëtarëve britanikë.

Një studim i dytë nga shkencëtarët amerikanë, i publikuar në revistën“American Journal of Medicine”, tregon se edhe në qoftë se dikush vendos të lërë duhanin në moshë 60 vjeç, do të përfitojnë, sepse do të zvogëlojë mundësinë për të vdekur para kohe. Duhani mbetet shkaku kryesor i kancerit dhe vdekjeve të parakohshme.

scroll to top