E gjithë Maqedonia rrezikohet nga rrëshqitjet e dheut

Prej më shumë se 10 vjetësh harta e përpunuar e vërshimeve në Maqedoni tregon se 96.5% e gjithë territorit të Maqedonisë është “në proces erozioni”. Rrëshqitja e dheut është karakteristikë e më shumë se 70% të territorit të vendit, – transmeton “Tetova1”. Në raportin e Agjencisë Evropiane për Mjedisin Maqedonia llogaritet si vendi me më rrezik në Ballkan sa i përket kësaj çështjeje. Në pjesën qendrore dhe lindore të vendit karakteristike është erozioni i shkaktuar nga shirat dhe ujërat, ndërsa pjesa perëndimore rrezikohet nga rrëshqitjet e tokës dhe nga “shpërbërja” e shkëmbinjve. Shkaktar kryesor i këtyre fenomeneve llogariten ndryshimet klimatike si dhe dora e njeriut: shkatërrimi i pyjeve, prerja e pakontrolluar e drunjve, ndotja e lumenjve, ndërtimet pa kontroll, moskujdesi për kanalet…

scroll to top