BotaLajme

E kishte kthyer banesën në bazë për shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet shqiptari

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane për shitje të lëndëve narkotike.

Valter Hoxha e zhvillonte aktivitetin e tij të shitjes së drogës në banesën e tij në  Caltagirone.

Për ta kapur në flagrancë, karabinierët organizuan një operacion në orët e para të mëngjesit.

29-vjeçari nguroi të hapte derën, gjë që shtoi dyshimet.

Sapo policia hyri në banesë, pikasën një zarf të vogël me kokainë, për të cilën shqiptari tha se e kishte për përdorim personal.

Kontrolli i kryer nga policia të mbështetur edhe nga qentë antidrogë u zhvillua edhe në katin e sipërm të ndërtesës dhe në ballkon.

Në çatinë e këtij të fundit, i riu kishte hedhur një qese plastike që përmbante rreth 35 gram marihuanë, 21 doza kokainë dhe një shënim me emrat e klientëve dhe lëvizjet në lidhje me shitjen e dozave.

Policia bëri arrestimin e tij dhe pas procedurave ai është dërguar në burgun e Caltagirone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button