BotaLajme

E konfirmon Pentagoni: Vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten eleminuan në Siri një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës nëpërmjet një sulmi me dron.

Lajmi për vrasjen e tij u konfirmua nga Komanda Qendrore amerikane. “Vrasja e Abdul Hami dal-Matar “do të shkatërrojë aftësinë e organizatës për të programuar dhe kryer sulme në botë, duke kërcënuar qytetarët amerikanë, aleatët dhe civilët e pafajshëm”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore, majori, John Risgbee përmes një deklarate.

Ne nuk kemi asnjë indikacion për viktima në mesin e civilëve nga ky sulm, që u krye duke përdorur avionin MQ-9”, tha Rigsbee, duke iu referuar një lloji të dronit.

Ky sulm në veriperëndim të Sirisë vjen dy ditë pas një sulmi ndaj një post-blloku amerikan në jug të Sirisë. Megjithatë, Rigsbee nuk tha nëse sulmi me dron ishte kryer në shenjë hakmarrjeje.

Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës konfirmuan se garnizoni Al-Tanf ishte sulmuar më 20 tetor, duke thënë se nuk kishte të plagosur në mesin e personelit amerikan.

Në deklaratën e Komandës Qendrore thuhet se sulmuesit përdorën “dronë dhe shtënë me armë” drejt Al-Tanf, një garnizon në jug të Sirisë, që u krijua më 2016, si pjesë e luftës kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Rigsbee tha se Al-Kaida vazhdon të paraqesë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj dhe se ky grup e përdor Sirinë si strehë të sigurt për t’u “rindërtuar, koordinuar me aleatët dhe për të planifikuar operacione të jashtme”.

SHBA-ja do të vazhdojë të targetojë anëtarët e Al-Kaidës dhe organizatave të tjera terroriste që kanë për qëllim të dëmtojnë SHBA-në, tha Risgbee.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button