E pabesueshme, bora e madhe ‘zhduk’ lojtarët me fanella të bardha

Ajo çfarë ka ndodhur në Rusi është gati e pabesueshme pasi gjatë ndeshjes mes Krylia Sovetov Samara dhe Tom Tomsk pasi skuadra vendase zgjodhi të luajë me fanellën e bardhë në një fushë të mbuluar nga bora.

Ky vendim për të luajtur me fanellën e parë ka vështirësuar punën e mediave dhe të audiencës të cilët e kanë pasur të pamundur të dallojnë lojtarët në fushë për shkak se fusha ishte e mbuluar me borë, shkruan “Calciomercato.com”, raporton Syri.net.

Mirëmbajtësit e stadiumit fillimisht e pastruan fushën por më pas bora filloi të binte intensivisht ndërsa në fushën e lojës dukeshin 11 lojtarë dhe gjyqtari, pasi pjesa tjetër ishte e vështirë për tu dalluar nga tifozët në stadium dhe nga audienca televizive.

Arbitri çuditërisht ka vijuar lojën e cila përfundoi 2-1 në favor të vendasve.

scroll to top