E prish tinëzisht “niqahin” në Maqedoni për t’u martuar në Austri, rrezikon tre vite burg

GJYKATA.jpg

Një verimaqedonas nga Austria është divorcuar, për t`u martuar me të dashurën e tij të re. Por, problemi: Ish bashkëshortja e tij në Maqedoninë e Veriut nuk ka ditur asgjë për këtë.
Një proces i çuditshëm gjyqësor është zhvilluar të martën në Gjykatën rajonale të Vjenës. Rafael R. verimaqedonas nga Austria (27) ka dashur të martohej me të dashurën e tij.

Problemi i tij: Ai ishte ende i martuar me nënën e vajzës së tij. Kështu që ai, në vitin 2017 kërkoi divorc në Maqedoni, ku gjykata ia miratoi kërkesën. Sigurisht, ish bashkëshortja e tij nuk dinte gjë për këtë veprim zyrtar të bashkëshortit të saj, e gjithashtu edhe për zhvillimet juridike midis Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, një vit më parë Rafael R. u gjend para zyrës civile në Vjenë. Ish bashkëshortja e tij e alarmoi situatën, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Rezultati: 27-vjeçari (i mbrojtur nga zyra juridike Wagner) duhet të përgjigjet për martesë të shumëfishtë, ndërsa dënimi është deri në tre vite burg. Në gjykatë, ish bashkëshortja nuk ka dashur të prononcohet, ndërsa e dashura e tij e re nuk u shfaq fare. Rafaeli i dëshpëruar tani jeton përsëri me prindërit e tij. Procesi është prolonguar.

scroll to top