
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrëmë në një emision televiziv e quajti ‘zë bajat’ shefin e grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashin, pas deklaratave të këtij të fundit për probleme brenda Vetëvendosjes. Gashi pyet Albulenën se cilat janë ato shpifje…
Gashi përmes një deklarimi për Periskopin i replikoi ministres Haxhiu duke qeshur “hahahahaha, cilat janë ato thashetheme e shpifje, a mundet me ma njeh vetëm një’’.
Tutje ai tha se nuk ka koment për këtë deklaratë të saj.
“Cilat janë ato thashetheme e shpifje, a mundet me ma njeh vetëm një. Po Albulenës , mirë i kanë thanë komitet e partisë, çka m’i thanë unë asaj , s’kam koment”, tha Gashi për Periskopin.
Gashi ditë më parë deklaroi se ka probleme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputetët e saj për shkak të pakënaqësive me partinë, po i bojkotojnë seancat e Kuvendit.
Ndërkaq, njëri nga zërat më kritikues ndaj partisë së Albin Kurti është deputeti Fatmir Humolli, i cili dje në një intervistë të dhënë për Periskopin akuzoi Qeverinë Kurti se ka hapësirë për të punuar më mirë./PERISKOPI/B.H/