E tmerrshme/ 11-vjeçari vdes bashkë me prindër, pasi bien në krater vullkanik

Policia në Itali njofton se një djalosh 11-vjeçar dhe prindërit e tij kanë vdekur pasi kanë rënë në një krater vullkanik në Solfatara afër Napolit.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht ende është e paqartë, por mediat italiane raportojnë se drama ndodhi kur 11-vjeçari u fut në një zonë të ndaluar, transmeton Express.

 

Prindërit e tij kanë tentuar ta largonin nga rreziku, por baza e kraterit është shembur dhe të gjithë kanë rënë në një thellësi 1.5 metra.

 

Nuk dihet nëse ata kanë vdekur nga avulli i gazit.

 

Djali tjetër i tyre 7-vjeçar nuk është futur në krater dhe ka shpëtuar.

 

Familja po e vizitonte këtë zonë nga Torino në veri të Italisë, raportojnë mediat italiane.

 

Të dy prindërit ishin në të dyzetat.

scroll to top