Eddie Redmayne në rolin e një transeksuali në vitet 1920

Aktori Eddie Redmayne, i cili në filmin e tij të fundit luan rolin e një transeskuali në vitet 1920, është shprehur se nga ajo kohë është bërë shumë pak progres për të drejtat e transeksualëve. Redmayne interpreton rolin e transeksualit Lili Elbe në filmin me titull “The Danish Girl”.

“Disa gjëra që ka përjetuar peronalisht Lili, si dhuna, diskriminimi gati 100 vjet më parë, sot pothuajse nuk kanë ndryshuar. Ekziston ende diskriminimi në ambientet e punës dhe diskriminimi në përgjithësi ndaj transeksualëve. Edhe dhuna, sidomos ndaj grave transeksuale me ngjyrë, është në rritje. Mendoj se është shokuese që nuk është bërë fare progress në gjithë këto dekada.” – tha aktori në një intervistë për Reuters gjatë prezantimit të filmit të tij.

Lili Elbe lindi si Einar Wegener në vitin1882 dhe është një nga të parët meshkuj që iu nënshtrua kirurgjisë për të ndryshuar seksin, duke u shndërruar në një grua. Wegener ishte një artist danez i suksesshëm, i cili filloi të jetojë si grua pas martesës së parë dhe pas ndryshimit të gjinisë nëpërmjet disa operacioneve në vitin 1930.
Ajo vdiq në vitin 1931, por la pas në ditar jetën e saj, që u botua më pas edhe me titullin “The Danish girl” apo “Vajza daneze”.

Redmayne shtoi më tej se iu desh të takohej më disa transeksualë kur po përgatitej për rolin dhe se kur nisën xhirimet u ndje disi i intimiduar. “Herën e parë që mu desh të ecja si Lili në publik teksa po xhironim ndjeva se si të gjithë po më vëzhgonin me kujdes dhe u ndjeva nervoz…. Ishte interesante spese të gjitha gratë transeksuale që kisha takuar më herët më kishin folur për këtë ndjesi. Ajo çfarë mësova nga kjo eksperiencë ishte se gjinia është disi e paqëndrueshme, ashtu si edhe seksualiteti dhe tek cdo njeri ka pak nga të dyja gjinitë.”

Redmayne gjatë këtij viti u vlerësua me cmimin Oscar si Aktori më i mirë, për portretizmin e fizikantit Stephen Hawking në filmin “Teoria e gjithçkasë”. “Këto kohë kam punuar intensivisht dhe kjo ka qenë një kohë e mrekullueshme, por tani më duhet vërtet një pushim dhe pak qetësi. Dua të them që vlerësimi me çmimin Oscar më bën të ndjehem me shumë fat por njëkohësisht edhe me përgjegjësi për të ardhmen. Jam në një rrugëtim ku kam hedhur hapin i pari, por fundi vjen shpejt, kështu që duhet të jem i përgatitur.

“The Danish Girl” do të shfaqet në kinematë amerikane më 27 nëntor ndërsa në ato britanike më 1 janar.

2E9B54B600000578-3325735-Under_their_gaze_Speaking_about_playing_Lili_the_actor_33_reveal-m-12_1447956041181

scroll to top