Edhe burrat me mustaqe në Maqedoni bëhen fëmijë!

Kryesisht për këtë praktikë fëmijët kërkojnë ndihmë nga prindërit të cilët edhe përkundër obligimeve të përditshme duhet që të kycen në projekte. Kjo dukuri shpesh është e përhapur në arsim dhe sipas prindërve buxheti shtëpiak për shfrytëzimin e ndonjë teknologjie nuk ndihmon që të blejë atë.

Prindërit janë në dilemma se cka është më e drejtë, tju ndihmojnë fëmijëve në detyra apo t’i lënë të gjinden ato vet. ‘’Jam nënë e tre fëmijëve. Njërit i bëj gjithmonë projekt detyra apo kopje ndërsa tjetrit i ndihmoj në detyra të shtëpisë. Na ndihmon shpesh edhe internet që të gjejmë detyra’’, thekson një nënë.

Edhe pedagogët duhet që të jenë të informuar mbi procesin e arsimit për fëmijët dhe detyrat që duhet të bëjnë në shtëpi. Qëllimi ynë është që t’i sjellim prindërit në kopësht me fëmijët për projekte të ndryshme dhe të mësohen me procesin, thonë nga cerdhet.

‘’Nxënësit nuk duhet që t’i humbim si bashkëpunues në shkollë dhe të shohin veten se si maltretohen por përkundrazi’’, theksojnë ekspertët e arsimit. ‘’Ne si mësimdhënës apelojmë tek prindërit që të ndihmojnë fëmijët që të bëjnë eksperimente të ndryshme me gjëra dhe lëndë të ndryshme. Kemi dëshirë për punë por mungesë të kushteve’’, theksojnë nga shkollat.

scroll to top