Edhe dy doktorë shkencash shqiptar

Dy doktorantët më të rinj shqiptar vijnë nga Tearca e Tetovës, Ejup Latifi i punësuar udhëheqës i Sektorit të burimeve minerale në Ministrinë e Ekonomisë ka mbrojtur me sukses tezën e disertacionit të doktoraturës në Fakultetin për teknologji dhe metalurgji ne Shkup, me temë ‘Inertimi dhe valorizimi i pluhurit metalurgjik dhe grimcave metalurgjike me anë të trajtimit të ngrohjes”.

Komisioni i përbërë nga profesorët universitarë Kirill Lisiçkov-kryetar dhe anëtarët e komisionit Slobodan Bogoevski, Perica Pauniviç, Goran Naçevski dhe Anita Grozdanov e kanë vlerësuar maksimalisht prezantimin e tij. Ejup Latifi ka përvojë mbi 30 vjeçare në fushën e metalurgjisë.

Doktoraturën javën e kaluar e ka mbrojtur edhe Mahir Latifi. Latifi është inxhinier i metalurgjisë, dhe disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në temën ‘Modelimi i procesit të ndarjes së metaleve të rënda nga mjedise ujore që përdorin biosorbentë natyrorë dhe të modifikuar. Komisioni është kryesuar nga D-r Mirko Marinovski dhe anëtarët Kirill Lisiçkov, Perica Paunoviç, Goran Naçevski dhe Stefan Konjuxhiev.

scroll to top