Edhe Mali i Zi para dyerve të NATO-s, Maqedonia “me gishta në gojë”

Kur Maqedonia në vitin 2004 ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në BE dhe në dhjetor të vitit 2005 fitoi statusin kandidat, Mali i Zi as nuk a ekzistuar si shtet i pavarur. Sot Mali i Zi është në prag të dyerve të BE-së, ndërkaq sot në mëngjes e fitoi ftesën për anëtarësim në Aleancën e NATO-s, transmeton Portalb.

Shefat e diplomacive të 28 shteteve-anëtarë të NATO-s, kanë arritur pajtueshmëri që t’i dërgojnë ftesë Malit të ZI, për anëtarësim në NATO. Në Bruksel, dje e filloi Këshilli Ministror i vendeve-anëtare të NATO-s, ndërkaq për vendimin përfundimtar, pritet që sot sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stolenberg t’ua deklarojë vendimin ministrave.

Mali i ZI në NATO me procedurë të shpejtë

Për pranimin në NATO, ftesa duhet të jetë e konfirmuar nga Parlamentet ose Qeveritë e të gjitha 28 shteteve anëtare, pastaj duhet të deklarohen deputetët e Parlamentit të Malit të Zi apo eventualisht qytetarët në referendum. Në rastin e Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilat të fundit kanë hyrë në NATO, periudha prej ftesës ka zgjatur rreth 12 muaj. Mali i zi në NATO, do të mundet të hyjë me procedurë të shpejtë, vetëm nëse ratifikimi protokollar për pranim shkon me procedurë të shpejtë, në këtë mënyrë që kjo çështje do të formalizoheshte para Samitit të Varshavës në korrik, që nuk shihet si reale.

Në pyetjen se Rusia, a ka mundësi që të ndikojë në ftesën për anëtarësim të Malit të Zi, përfaqësuesi i tanishëm i SHBA-së në NATO, Dagllas Lut, ka deklaruar se Rusia nuk është anëtare dhe se ajo nuk ka drejtë të votojë për zgjerim, transmeton Portalb.

Franca deri më tani ka qenë e përmbajtur për Malin e Zi

Franca deri më tani ka qenë e përmbajtur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke u frikuar se thirrja e Pogradecit zyrtar, do të mundet t’i rrisë pritjet e Gjeorgjisë dhe kështu ti forcojë marrëdhënien me Moskën. Nëse sot ministrat dërgojnë ftesë, atëherë do të thotë që rruga drejt anëtarësimin në NATO do të jetë e thjeshtë, ndërkaq të drejtë të plotë për anëtarësim nuk mund të pritet para fundit të vitit 2016.

Jo të gjithë në Mal të Zi janë për në NATO

Ish presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq vlerëson se nuk është e vërtetë se në Mal të Zi është numri i madh i atyre që dëshirojnë të anëtarësohet vendi në NATO.

“NATO duhet patjetër të dijë se në Mal të Zi, ekziston një numër i madh të cilët këtë aleancë ushtarake e vlerësojnë si organizatë keqbërëse e cila është në kundërshtime me dispozitat ndërkombëtare për të drejta dhe larg nga racionalja, e drejta dhe morali mbysin njerëz në planet dhe shkatërrojnë shumë shtete”, thotë Bullatoviq, transmeton Portalb.

Popovski: E përshëndes ftesën për anëtarësim të Malit të Zi në NATO, por edhe Maqedonia që prej kohësh e ka merituar

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, e ka përshëndetur vendimin për dërgimin e ftesës për anëtarësim të Malit të Zi, duke potencuar se është mirë edhe për Maqedoninë, e cila, prapë, sipas tij, që prej para 8 viteve Maqedonia e ka merituar këtë status, shtet-anëtare në NATO.

Si Mali i Zi, e kaloi Maqedoninë?!

Maqedonia i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, por në vitin 2008 në Samitin e Bukureshtit, Greqia vendosi veto, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe kështu në NATO u anëtarësuan vetëm Kroacia dhe Shqipëria, transmeton Portalb.

Në rrugën drejt eurointegrimeve, kur Maqedonia në vitin 2004 ka dorëzuar kërkesë për anëtarësim në BE dhe në dhjetor të vitit 200 kur fitoi statusin kandidat, Mali i zi, nuk a ekzistuar si shtet. Sot tanimë është në prag të BE-së, ndërkaq sot do ta fitojë ftesën për anëtarësim në NATO.

scroll to top