Edhe Teuta Arifi mbështetje protestës së EcoGuerrilla-s

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, Komuna e Tetovës sot ka marrë vendim që të ndalojë mësimin në çerdhe si dhe shkolla fillore dhe ato të mesme.
Ky vendim është marrë pas takimit me udhëheqësin e institucioneve arsimore. Mësim nuk do të ketë deri në mbarim të vitit shkollorë.

Ky vendim është marrë pas bojkotit dhe protestave të nxënësve për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

“Kemi marrë vendim që mësimi të ndërpritet deri në fund të gjysëmvjetorit të parë a ndërkohë komuna e Tetovës edhe më tej do të ndërmerr masa për uljen e ndotjes së ajrit. Do të pastrohen rrugët me kalium magnesium dhe acetat si dhe do të vazhdojmë me masën e parkimit sezonal nëpër qytet. Në vitin e ardhshëm do e vendosim në funksion edhe ndërmarrjen për transport publik”, ka thënë kështu kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

scroll to top