Efektet e ngrohjes globale, ku është bota sot?

Rezultoi se kjo ka qenë dhe dekada me temperaturat më të larta që nga vitet 1800. Viti 2015 ka shënuar edhe rekordin, pasi temperatura mesatare globale është rritur me 1 gradë celsius.
Oqeani i Ngrirë i Veriut po shkrin me një shkallë alarmante prej 9% në dekadë dhe trashësia e tij ka rënë me 40% që nga viti 1960. Po ashtu, shkrirja e shumë akullnajave ka sjellë një pasojë direkte në ngritjen e nivelit të ujërave.
Matja e fundit e kryer nga “NASA” në gusht, tregon se niveli i ujërave në vitin 2015 është rritur me 3.24 milimetra. Po ashtu, habitate në pjesë të ndryshme të globit janë shkatërruar. Dy të tretat e arinjve polarë dhe 33% e pinguinëve janë zhdukur.
Temperaturat e ngrohta kanë rritur edhe thatësira. Avullimi i madh, sidomos gjatë stinës së verës dhe vjeshtës, ka përkeqësuar kushtet dhe ka rritur rrezikun e zjarreve.
Afërsisht 100 mijë zjarre janë raportuar, ndërsa sipërfaqet e djegura kanë qenë rreth 125% mbi mesataren e 10 viteve të fundit.
Shkencëtarët, ndërkohë, paralajmërojnë se do të rritet edhe shpeshtësia e shirave, duke vënë në rrezik shumë komunitete për shkak të përmbytjeve. Reshjet vjetore janë rritur mes 5 dhe 10% që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Dioksidi i karbonit është në nivelet më të larta. Një ndikim të madh kanë patur edhe shpyllëzimet, fabrikat, dora e njeriut, përdorimi i shumtë i makinave apo shpërthimet vullkanike, të cilat së bashku e kanë çuar nivelin e karbonit në atmosferë në 400 ppm.
Studimet shkencore tregojnë se përqendrimi i lartë i këtij gazi të dëmshëm rrit ndotjen e smogut në disa zona dhe intensifikon alergjitë dhe astmën. Numri i të prekurve në mbarë botën gjatë dekadës së fundit është rritur, duke dhënë efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.
scroll to top