Ekskluzive: Kabineti gjerman e aprovon misionin kundër ISIS!

Kabineti gjerman ka aprovuar planet për përkrahje ushtarake në luftën kundër të ashtuquajturës, Shteti Islamik.

Avionët luftarak Tornado, një luftanije dhe 1.200 trupa tokësore do të dërgohen në rajonin e luftimeve.
Gjermani u dakordua të futet në luftë pas kërkesës nga Presidenti françez Hollande, pas sulmeve të 13 Nëntorit në Paris.
Javën e kaluar Gjermania dërgoi 650 ushtarë në Mali që ti bashkangjiten 1.500 forcave françeze në vend, për të luftuar radikalët islamik.

Frigata Sachsen do t`a mbrojë avion-mbajtësen françeze, Sharll de Gol

Nga Asociacioni i Forcave të Armatosura e konsiderojnë këtë akt si të pamatur pasiqë kjo luftë, nëse merret me seriozitet, pritet të zgjasës së paku 10 vite.
Nga Partia e Gjelbër, Simone Peter thotë se janë të brengosur nga kjo përfshirje pa rezolutë nga OKB-ja :” Kjo përfshirje nuk ka qëllim politik, nuk ka koncept politik andaj edhe është e pamatur”.

Një anketë e publikuar ka treguar se gjermanët me 71% mendojnë se përfshirja e shtetit të tyre në luftë kundër ISIS do të rrisë rrezikun e sulmeve brenda territorit të Gjermanisë.
Sidoqoftë, 45% e Gjermanëve kanë përkrahur përfshirjen e forcave gjermane, ndërsa 39% e kanë kundërshtuar.

scroll to top