Ekspertët: Zgjedhje do të ketë, partitë opozitare do i cilësojnë si jolegjitime

Ekspertët politikeMaqedoni deklarojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 5 qershor, por nga partitë opozitare theksojnë se këto zgjedhje do të jenë si të papranueshme për ta, sepse nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme për mbajtjen e të njëjtave.

Analisti politik Jove Kekenovski vlerëson se vetëm faktori ndërkombëtar mund të ndikoj në shtyrje të zgjedhjeve, mirëpo gjasat janë shumë të vogla që të arrihet një gjë e tillë.

“Në këtë situatë faktori i vetëm që mund të shtyjë zgjedhjet është garantuesi i Marrëveshjes së Përzhinës e ai është faktori ndërkombëtar, më saktë BE-ja dhe SHBA-të. Gjithçka është e mundur të ndodh në Vjenë, ne nuk kemi informacione të detajuara por supozoj se do të thirren në bisedë partitë politike dhe do të pasojë ndonjë aneks plotësues i Marrëveshjes së Përzhinës pasi kjo gjë është më se e nevojshme, sepse situata në Maqedoni ka nisur të përshkallëzohet dhe mund të dalë nga kontrolli në çdo moment”, ka thënë analisti, Jove Kekenovski, shkruan Zhurnal.mk.

Kekenovski beson se në takimin e së premtes në Vjenë, duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorit civil, sepse reagimet e tyre kanë qenë shumë të zëshme në lidhje me rrjedhojën politikeMaqedoni. Pjesëmarrja e tyre do të përshpejtonte implementimin e çfarëdo marrëveshje të arritur atje.

scroll to top