Elona dhe Madjid…një çift si ata…

Gjashtë vite më parë, Madjid-i la vendlindjen e tij, Marsejën për të investuar në Shqipëri, pa i shkuar kurrë në mendje se këtu mund të takonte edhe shpirtin e tij binjak. Ndërsa Elona , e cila ishte velur nga lodhja e kaosi kryeqytetas gjeti rekreacionin në oazin që kishte krijuar Madjiti.

Ata kanë rreth 2 vite që jetojnë së bashku në fshatin Qerret të Elbasanit, ku duket se jeta rrjedh ndryshe. Mëngjesi i tyre është i shpejtë, ku secili i ka punët e ndara . Në fillim bëhen punët  e mëngjesit në fshat, Elona kujdeset për pulat, Madjiti për lepujt, e drurët.

Gjithçka duket si ëndërr. 33-vjeçarja me profesion arkitekte, la gjithçka për t’u zhvendosur e jetuar historinë e dashurisë së bashku me të dashurin e saj francez. Duket sikur e gjithë kjo ka përmbushur shpirtin e  saj idilik.

Me intensitetin e së përditshmes mbetet pak kohë për veten,ku të dy mundohen ta shfrytëzojnë duke bërë gjërat që u pëlqejnë.

Megjithëse në këtë marrëdhënie duket se ky i fundit ka qenë më tepër i privilegjuar, ata janë shumë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin dhe po përjetojnë historinë e tyre të dashurisë.

scroll to top