Emrat që do ta përbëjnë stafin e ngushtë të Ramush Haradinajt

Tashmë janë publikuar emrat e stafit të Zyrës së Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

 

Avni Arifi do të jetë shef i stafit të Zyrës së Kryeministrit, kurse Gani Demaj do të jetë shef i kabinetit dhe këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Po ashtu edhe Jahja Lluka dhe Haki Shatri do të jenë këshilltarë politikë të kryeministrit Haradinaj.

Këta janë emrat stafit të ngushtë të kabinetit të kryeministrit Haradinaj:

Avni Arifi – Shef i stafit të Zyrës së Kryeministrit

Gani Demaj – Shef i kabinetit / këshilltar politik i kryeministrit

Alban Dermaku – Këshilltar politik

Diellza Hoti – Këshilltare politike

Meliza Haradinaj – Stublla – Këshilltare politike

Jahja Lluka – Këshilltar politik

Arbër Vllahiu – Këshilltar politik

Nita Himaduna – Këshilltare politike

Haki Shatri – Këshilltar politik

Avdyl Mushkolaj – Këshilltar politik – Drejtor i zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.

Labinton Smajlaj – Shef i protokollit

Shpetim Selmanaj – Zyrtarë i lartë i protokollit

Serbeze Osmani – Zyrtare e lartë administrative

 

scroll to top