Eskalon protesta në Tiranë, i vihet flaka bunkerit para MPB-së

Protestuesit i kanë vënë flakën edhe bunkerit që gjendet në afërsi të MPB-së.

Protestuesit në Shqipëri tentojnë të shembin bunkerin

Një grup të rinjsh dhe ish të përndjekurish politik kanë tentuar që të prishin bunkerin që po ndërtohet pranë Ministrisë së Brendshme. Edhe më parë,  janë zhvilluar protesta për objektin në fjalë, por pavarësisht kësaj, ai ka vijuar të ndërtohet.

Ish të përndjekurit pretendojnë se simboli i komunizmit është një fyerje për ata. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën.

scroll to top