Eufori e paparë në Spanjë, fondi fitues i lotarisë 2.24 miliardë euro

Lotaria e Vitit të Ri në Spanjë ofron fondin fitues i cil ka mbërritur në shifrën marramendëse prej 2.24 miliardë euro, gjë e cila ka tërhequr vëmendje të madhe të qytetarëve, madje edhe të atyre që nuk janë idhtarë të lojërave të fatit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra qytetarë të Spanjës kanë formuar kolona të gjata duke pritur me orë të tëra në mënyrë që të blejnë tiketën e lotarisë. Kolona më e gjatë është shënuar në lagjen Dona Manolita të Madridit.

“Kam pritur për tri orë që të blejë një tiketë. Do të prisja edhe gjashtë vetëm e vetëm të marrë këtë copë letre e cila mund të më sjellë fat”, tha njëri nga të anketuarit.

“Këtë vit ishte radha ime që të blejë tiketët për shoqërinë time. Shpresoj të kem dorë me fat. Deri më sot nuk kemi fituar asnjëherë, besoj të vijë edhe radha jonë”, tha një tjetër.

Një çift në moshë i tha ekipit të AA-së se shumë më herët kishin fituar shpërblimin e dytë për nga vlera dhe se që nga atëherë luajnë rregullisht.

“Jemi radhitur. Të shohim sa do presim. Pesa është numri ynë me fat”, tha spanjollja e cila kishte ardhur bashkë me dy fëmijët e saj.

Fituesit do të tërhiqen më 22 dhjetor.

Lotaria në Spanjë luhet që nga viti i largët 1812, ndërsa xhek poti i sivjemë kap vlerën katër milionë euro ndërsa fondi i përgjithshëm vlenë 2.24 miliardë euro.

Një kuriozitet që lidhet me lotarinë në Spanjë është fakti se banorët e Santa Cruz de Mudela, gjithsej 4.400, ka tre dekada të tëra që luajnë numrat e njëjtë.

scroll to top