Euro në minimum, frangu bëhet me “krahë“

Euro ra në një minimum gati pas shtatë muajsh kundrejt dollarit për shkak të sulmeve terroriste në Paris. Investitorët, të hënën, të shqetësuar nga sulmet e së premtes në Paris dhe ndikimit të saj në ekonominë e zonës së euros kanë qëndruar anash nga monedha e vetme evropiane.

Tradicionalisht valuta më e besueshme, frangu zviceran, është forcuar për 0.4 për qind kundrejt euros.

Analistët e kanë vlerësuar reagimet dhe shqetësimet në lidhje me sulmin në Paris si mjaft ngufatës, ndërsa investitorët, në anën tjetër, u përqendruan në ndryshimin e politikave monetare në mes të Bankës Qendrore të Evropës si dhe Administratës federale amerikane të rezervave.

Edhe para sulmeve valuta evropiane euro ishte duke shënuar rënie për shkak të pritjeve nga Banka Qendrore Evropiane të vazhdojë aplikimin e stimujve monetarë muajin e ardhshëm, si dhe ulje të mundshme të mëtejshme të normave të interesit të depozitave dhe në blerjen e aseteve të reja.

Euro është dobësuar për 0.5 për qind në 1.0723 dollarë, jo shumë larg nga një minimum prej gjashtë muajsh, 1.0674 dollarë.

scroll to top