Eurodeputeti slloven qorton Prishtinën dhe Tiranën për ngjarjet në Kumanovë

Eurodeputeti slloven Ivo Vajgl, raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, ka qortuar Tiranën dhe Prishtinën për qëndrimin që kanë mbajtur lidhur me incidentin e Kumanovës.

Ai ka thënë se incidenti i Kumanovës duhet të hetohet në mënyrë të plotë, për të parë se kush ishin ata njerëz atje, kush i organizoi dhe cilat ishin arsyet”.
“Është ende mister, ajo çfarë ndodhi në Kumanovë. Për të qenë i sinqertë, nuk jam shumë i kënaqur me pozitën zyrtare të Kosovës dhe pyes gjithashtu veten se cili qe arsyetimi zyrtar i Tiranës mbi ngjarjet atje. Unë mendoj se është ekstremisht e rëndësishme që gjithësecili ta luajë rolin e vet dhe se duhen respektuar të gjitha minoritetet shqiptare në vendet fqinje, të cilët duhet të mbajnë lidhjet e tyre me shtetin shqiptar, për traditat, kulturën e me radhë. Por, mendoj se çdolloj nisme me aromë irredentiste duhet dalluar, e parandaluar që në fillim. Për mua, ngjarjet në Kumanovë duhet të hetohen në mënyrë të plotë, për të parë se kush ishin ata njerëz atje, kush i organizoi dhe cilat janë arsyet, përse u bënë ato zhvillime të tmerrshme”, është shprehur Vagël për Top Channel.
Eurodeputeti Vajgël ka këdshilluar vendet e Ballkanit që “t’ harmonizojnë planet e zhvillimit ekonomik dhe politikat e brendshme”, për një të ardhme të përbashkët më të mirë.

scroll to top