Facebook ndalon titujt e rremë të lajmeve

Facebook ka intensifikuar punën për ndalimin e lajmeve të quajtura “clickbait” (joshje sa për klikime) të cilat paraqiten në rrjetin social, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Artikujt “clickbait” kanë tituj të cilët sugjerojnë që ka më shumë rreth asaj storje e në fakt nuk ka asgjë.

Këta artikuj njihen me frazat që përdorin si “Ju kurrë nuk do të besoni çka do të ndodh pastaj” me qëllimin që të shtynë sa më shumë persona që të klikojnë artikullin.

Facebook ka thënë që tani këta artikuj automatikisht ndërpriten.

Për më tepër ka deklaruar që ka krijuar një teknologji, që mund të skanoj gjurmë të këtyre artikujve tek pjesa e Facebook, ku paraqiten të rejat (news feed).

scroll to top