Fatmir Dehari vesh Kërçovën Kuq e Zi për Ditën e Flamurit

Komuna e Kërçovës me përzemërsinë më të gjërë gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që janë ua uron 28 Nëntorin –Ditën e Flamurit, duke dëshiruar jetëgjatësi gjerë në amshim për kombin, gjuhën, flamurin e atdheun, transmeton Radio Vala.

“Me këtë rast komuna u përkujdes që qytetarët tanë të shijojnë frymën festive duke dekoruar e skuqur Kërçovën me shumë flamuj kombëtar. Flamuj janë ndarë për të gjitha bashkësitë lokale për të stolisur fshatrat e rrethit të Kërçovës. Për nder të kësaj dite madhështore, do të ketë edhe program të pasur artistik me këngë e valle atdhedashëse. Festofshim bashkërisht e gjithmonë na shoqërofshin fitore të reja”, thotë kryetari i komunës së Këçovës, Fatmir Dehari.

27_11_2015_kercova_kuq_e_zi_1

27_11_2015_kercova_kuq_e_zi_2

scroll to top