FC Shkupi, dy miqësore me skuadra kosovare

KF-SHKUPI.jpg

Skuadra e FC Shkupi po vazhdon fazën e përgatitjeve dimërore në Shkup, ndërsa tani më kryesia e klubit ka menduar edhe për ndeshjet e para miqësore.

Tani më janë zyrtarizuar dy ndeshjet e para miqësore që do të luhen në Shkup, ndërsa për kundërshtarë janë përzgjedhur dy ekipe të IPKO Superligës së Kosovës.

Fillimisht të enjten me 16 janar në Shkup mysafire do të jetë skuadra e Falmurtarit të Prishtinës. Ndeshja do të luhet në stadiumin ndihmës të Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në orën 13:00.

Më pas ekipi të dielën me 19 janar me fillim në orën 13:30, po në stadiumin pranë FFM-së, do të ketë për kundërshtar Dritën e Gjilanit.

Pas këtyre dy miqësoreve ekipi do të bëhet gati për nisjen në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë nga 22 janari deri me 6 shkurt dhe do të zhvillojnë së paku katër ndeshje kontrolluese.

scroll to top