Fëmijët turkmenë letër OKB-së: Të ndalohen sulmet e Rusisë dhe Asadit

Fëmijët turkmenë të Sirisë të cilët jetojnë në rajonin Yayladağı në Hatay të Turqisë i kanë dërguar një letër Kombeve të Bashkuara që të ndalojnë sulmet e Rusisë dhe të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët që jetojnë me familjet e tyre në rajonin Yayladağı dhe të cilët arsimohen në shkollat e hapura për sirianët në këtë rajon dëshirojnë dhe kërkojnë që t’i jepet fund sulmeve në vendin e tyre.

Mysafirët e vegjël të cilët shqetësohen nga vdekjet e të afërmeve të tyre që ndodhen në Siri dhe të cilët dëshirojnë të kthehen sa më parë në vendin e tyre i dërguan letër OKB-së që forcat e Rusisë dhe të Asadit ti japin fund sulmeve të tyre.

Nxënës nga 8 shkolla duke mbajtur në duar fotografitë në lidhje me situatat e fëmijëve në Siri janë mbledhur së bashku dhe letrat e shkruara në turqisht dhe arabisht synojnë që me anë të drejtuesve sirianë në shkolla t’ia dërgojnë autoriteteve të OKB-së.

– “Rusia dhe Asadi të mos na qëllojnë”-

scroll to top