Fermeri fatlum gjen 600 milionë dollarë të groposura (Video)

Pablo Escobar ishte një lord famëkeq i drogës i cili në kulmin e karrierës së tij, furnizoi rreth 80% të SHBA-së me kokainë.

I njohur si “Mbreti i Kokainës”, ai ishte krimineli më i pasur në histori, me një pasuri të llogaritur prej 30 miliardë dollarë në vitet e 90’ta, dhe rreth 50 miliardë dollarë që i kishte groposur në fusha të ndryshme të Kolumbisë.

Ai bëri aq shumë para sa që shpenzonte $1000 në javë vetëm duke blerë llastik gome për t’i mbështjellë grumbujt e parave.

Kështu, pasi që kishte shumë para dhe po kërkohej nga shteti, ai vendosi që t’i groposë disa prej parave të tij nëpër gjithë Kolumbinë. Vendi i çdo grumbulli të parave ishte i njohur vetëm nga Pablo dhe tre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Kur ai u vra, vendndodhja e këtyre parave vdiq së bashku me të. CIA thotë se janë rreth 100 grumbuj të tillë të parave që ende kanë për t’u zbuluar, që thuhet se secili përmban deri në një miliardë dollarë.

Por, një nga grumbujt e tij duket të jetë zbuluar. Jose Mariena Cartolos, një fermer 65-vjeçar, kohët e fundit zbuloi diçka nën këmbët e tij. Ai zbuloi disa konteiner të kaltër të cilët duket se përmbanin diçka të pabesueshme brenda.

Para – jo vetëm qindra dollarë, qindra mijëra dhe as milionë. Ky 65 vjeçar gjeti një nga grumbujt e parave të Pablo Escobar, që përmbante plot 600 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodh me paratë, por ka shumë spekulime se Jose Mariena Cartolos nuk do të lejohet që t’i mbajë ato, që me shumë gjasë se do t’i mbesin shtetit për t’u përdorur për çështje financiare dhe programe ekonomike.

 

scroll to top