Fida, Negociojmë me 4 kompani për hyrje në zonat ekonomike

Ndërkohë, drejtori i Agjensionit për thithjen e investimeve të huaja, Visar Fida shtoi se ka disa kompani me të cilat për momentin negociojmë për të sjellë investimet e tyre në Republikën e Maqedonisë, natyrisht që kur ata do të vendosin definitivisht hyrjen e tyre në Maqedoni, së bashku me ta do ta promovojmë edhe investimin e ri të tyre, njofton Aktuale.mk.

“Për momentin kemi katër kompani të tilla të cilat negociojnë me ne për të hyrë ose në zonën e Tetovës ose në njërën prej dy zonave tjera që përmendi ministri në Kërçovë apo në Strugë”, ka thënë Fida.

Takimi i këtij delegacioni do të vazhdojë në fabrikën Gjermane ODW në Ohër.

scroll to top