Slider

Filipçe: Dozë e tretë e vaksinës për disa kategori të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se në koordinim me Komunitetin për Imunizim është vendosur të rekomandohet doza e tretë e vaksinimit tek të gjithë qytetarët mbi moshën 60-vjeçare, tek të punësuarit shëndetësorë dhe pacientët me imunitet të dobët( pa dallim moshe), shkruan Alsat. Filipçe tha se fillimisht doza e tretë do të aplikohet vetëm me vaksinën Pfizer.

“Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, porosia do të lëshohet përmes sms-së”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button