Filloi procedura për zgjedhje të sekretarit të përgjithshëm të KB-së

Me shpalljen e letrës së përbashkët të kryetarit të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mogens Luketoft dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit, në këtë rast përfaqësuar nga SHBA-ja, edhe formalisht filloi procedura për zgjedhje të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara me mandat prej 1 janarit të vitit 2017.

Në letër ceket se gjatë zgjedhjes për Sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara do të merret parasysh përvoja e dëshmuar e kandidatëve në politikën e jashtme, si dhe aftësitë e tyre menaxhuese, diploamtike dhe prej lideri.

Kryetari i Asamblesë së përgjithshme konfirmoi se tashmë është marrë parasysh kandidatura e Sërxhan Kerimit, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i mbledhjes së 62-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Është përmendur edhe kandidatura e Vesna Pusiq, ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë, ndërkaq pritet që në muajt në vijim të paraqiten edhe kandidatë të tjerë.

Është paraparë që deri në fund të korrikut të vitit të ardshëm të bëhet selektimi i kandidatëve, ndërsa në shtator Këshilli i Sigurimit ta rekomandojë kandidatin për sekretar të ardhshëm të prëgjithshëm në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zgjedhja do të bëhet gjatë tetorit të vitit 2016 nga ana e Asamblesë së prëgjithshme të KB-së./Mia

scroll to top