Filloi selektimi i pacientëve për vaksinën kubaneze për kancer në mushkëri

Në Klinikën për onkologji në vijim është selektimi i pacientëve dhe ata të cilët do t’i përmbushin kushtet do ta marrin vaksinën kubaneze kundër kancerit në mushkëri. Në selektim janë përfshirë edhe përfaqësues nga Kuba të cilët e donuan këtë vaksinë.

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Agjencisë për medikamente dhe mjete mjekësore të Republikës së Maqedonisë, Marija Darkovska-Serafimovska, e cila tha se ekzistojnë protokolle saktë të caktuara të cilëve duhet t’u përmbahen, gjegjësisht protokolle të cilët japin drejtim për atë se cili pacient ka arsye për marrje të kësaj vaksine dhe kush jo.

“Ata të cilët kanë arsye për marrjen  e vaksinës, janë pacientë të cilët sapo janë diagnostifikuar në stadiumin e tretë ose të katërt të sëmundjes, atje ku nuk keni terapi tjetër alternative të cilën duhet ta ofroni dhe të cilët paraprakisht nuk kanë bërë kimoterapi. Këto janë kushtet të cilat duhet të përmbushen që një pacient të mund ta marrë këtë vaksinë kubaneze”, theksoi Darkovska-Serafimovska.

Ajo shpjegoi se deri në fund të vitit pret që të mbërrijnë sasitë, që, siç tha,  nuk do të thotë se menjëherë do të aplikohen tek pacientët sepse vaksina i nënshtrohet kontrollit para se të aplikohet tek pacientët.

“Do të thotë vetë procesi i analizës dhe kontrolli i cilësisë së vaksinës do të zgjasë një javë, ndoshta edhe dhjetëra ditë, dhe  pas kësaj, kur do të bindemi me cilësinë, sigurinë e sajj, do të aplikohet tek pacientët të cilët vullnetarisht do të nënshkruajnë pajtueshmëri për këtë, sepse vaksina ende është në fazën e tretë të ekzaminimeve klinike, do të thotë nuk është regjistruar në Evropë dhe ne duhet të kemi pajtueshmëri nga pacientët të cilët do ta marrin atë”, shtoi Darkovska-Serafimovska.

scroll to top