Fitues të Kupës së Botës e Championsit: Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë mbetur pa klube

bb.jpg

Kjo e kësaj vere ka qenë merkatoja më e çmendur e transferimeve në futboll. Shifrat marramendëse që ka arritur ky sport në shitje-blerje lojtarësh duket se nuk kanë fund dhe çdo vit do të tejkalojnë njëra-tjetrën.

Sidoqoftë, për klubet që nuk duan, ose nuk mund të arrijnë shuma të tilla të larta, ekzistojnë alternativa: lojtarët e lire, ato pa ekipe.

Në këtë pikë të verës, shumë futbollistë me kosto zero vazhdojnë të jenë të disponueshëm, ndër të cilët edhe kampionë bote, fitues Champions-i, ndërkombëtarë absolutë, ose veteranë të një mijë e një betejave.

Me ta do të formohej një formacion që jep garanci për sukses, pse jo, edhe për trofe: Gorka Iraizoz (38 vjeç) – Stephan Lichtsteiner (35 vjeç), Martín Cáceres (32 vjeç), Fabio Coentrao (31 vjeç), Danny Simpson (32 vjeç) – Claudio Marchisio (33 vjeç), Gareth Barry (38 vjeç), Franck Ribéry (36 vjeç) – Daniel Sturridge (29 vjeç), Mario Balotelli (28 vjeç), Fernando Llorente (34 vjeç).

Ky top-formacion do të kompletohej me një stol cilësor, të përbërë nga lojtarë të tillë si Vorn; Van der Ëiel; Rolando; Ben Arfa; Guarin; Susaeta dhe Ëellbeck. /Telesrpot

scroll to top