Flamuri Kuq e Zi valvit edhe në Australi

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka treguar se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourn kanë ngritur flamurin Kuq e Zi ne kryeqytetin australian.

Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt.

“Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit – Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ai.

scroll to top