Flet shoferi i autobusit: Jo nga plasja e gomës, ja si ndodhi aksidenti

SPITALI-2.jpg

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë, ndërkohë që në spitalin 8 shtatori janë pranuar gjithsej 33 persona.

Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve.

Shoferit i automjetit i ka shpëtuar aksidentit. Ndërkaq sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

scroll to top