Forbs: Apple mbetet marka më e vlefshme në botë

apple-store-5th-ave_36906-655x356.jpg

Vlera e markës Netflix për një vit u rrit me 72 për qind dhe arriti në 26,7 miliardë dollarë, sipas listës së fundit të markave më të vlefshme botërore të Forbs, ndërsa në vendin e parë, si vitin e kaluar është Apple, vlera e së cilës vlerësohet në 241,2 miliardë dollarë.

Google është në vendin e dytë me vlerë prej 207,5 miliardë dollarë, ndër pesë të parat janë Microsoft (162,9 miliardë dollarë), Amazon (135,4 miliardë dollarë) dhe Facebook (70,3 miliardë dollarë), transmeton MIA.

Lista e dhjetë kryesuesve përfshin gjithashtu Coca Cola, Disney, Samsung, Louis Vuitton dhe McDonalds.

Toyota ishte në dhjetë të parat vitin e kaluar, por kompania ka humbur shtatë për qind të vlerës së saj për këtë vit dhe tani është në vendin e 11-të. Ndërsa Facebook dhe Samsung humbën pesë për qind të vlerës këtë vit.

Rritje të konsiderueshme të vlerës së markës, realizuan Channel (42 për qind), Amazon (40 për qind), Microsoft (30 për qind) dhe PayPal (24 për qind).

Vlera e përgjithshme e 100 markave më të shtrenjta është 2,54 miliardë dollarë. Më shumë se 50-të janë kompani amerikane, 10-të janë nga Gjermania, nëntë nga Franca, gjashtë nga Japonia dhe pesë nga Zvicra.

scroll to top