Forcat ajrore kineze provokojnë Japoninë

Forcat ajrore kineze bë të ditur se kishin fluturuar avionë bombardues dhe gjuajtës ndërmjet disa ishujve japonezë si dhe kishin kryer patrullime në zonën e identifikimit ajror të Kinës, në zonën e kontestuar nga Japonia në Detin e Kinës Jugore.

“Këtë vit, forca ajrore ka kryer katër herë stërvitje në Paqësorin perëndimor, duke shtuar aftësinë e forcave ajrore për të luftuar në distanca të gjata në det”, thuhej në një deklaratë zyrtarë të forcave ajrore.

Siç dihet, marrëdhëniet sino-japoneze janë të tensionuara për shkak të mosmarrveshjeve rreth disa ishujve në Detin jugor Kinez, që në Kinë njihen si Diaoyu ndërsa në Japoni si Senkaku./ bota.al

scroll to top