Sport

Formacioni i mundshëm i Unitedit për edicionin e ri, a mund ta fitojnë Ligën Premier?

Manchester United është aktivizuar mjaftë shumë në këtë afat kalimtar, duke bërë tashmë disa transferime të bujshme.

Djajtë e Kuq pak ditë më parë kompletuar transferimin e Jadon Sanchos për një shumë të raportuar mbi 100 milionë euro, por nuk u ndalën me kaq.

Klubi anglez ka arritur që të sigurojë tashmë edhe shërbimet e Raphael Varanes, që paguan mbi 50 milionë euro te Real Madridi.

Mirëpo, raportohet se United nuk do të ndalet me kaq dhe po planifikon të bëjë transferime të tjera.

Harry Kane tashmë ka bërë publike dëshirën e tij se e dëshiron largimin nga Tottenhami, e të vazhdojë edhe më tutje karrierën në Ligën Premier.

Familja Glazers duhet të paguajnë mbi 150 milionë euro nëse duan t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit nga rivali i ligës angleze.

Formacioni i mundshëm i Unitedit për edicionin e ri: De Gea, Wan-Bissaka, Varane,Maguire, Shaë, Fred, Pogba, Bruno, Sancho, Rashford, Kane. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button