Forumi Rinor BDI-Saraj konstituohet, do të zbatoj politikat e Ali Ahmetit

BDI-saraj.jpg

Forumi Rinorë I Bashkimit Demokratik për Integrim Saraj, ka zhvilluar mbledhjen  e parë konstituive, pas Kuvendit zgjedhor që u mbajt më parë, ku u zgjodh kryetari I Forumit Rinor, Metush Jonuzi,  ndërsa sot u zgjodhën Kryesia e Forumit Rinor BDI-Saraj.

Në këtë mbledhje u zgjodhën pesë nënkryetar edhe atë, Onur Bekiri, Seat Ejupi, Kujtim Sejfulla, Merisa Licina dhe Liridona Ramadani. Sekretar u zgjodh Nekan Iseni, ndërsa zëdhënëse u zgjodhën Sihana Jakupi dhe Miranda Manova.

Kryesia e Forumit Rinor së bashku me anëtarët, u zotuan se do të jenë aktiv dhe do të bartin përgjegjësi për zhvillimet politike në nivel lokal dhe qendror, veprime që do të jenë sipas direktivave të liderit Ali Ahmetit.

Në këtë mbledhje u koordinuan edhe aktivitet politike që do të zhvillojë Forumi Rinor I BDI-së në të ardhmen në  Saraj, dukë zhvilluar aktivitet me karakter publik dhe shoqëror.

Kryesia e re e Forumit Rinor, realizoi takim konsultativ dhe informues me anëtarin  e Kryesisë Qendrore, njëherësh kryetar I komunës së Sarajit Blerim Bexhetin dhe anëtarët e degës.

scroll to top